Aktualisht është e hapur lista e regjistrimeve për termine në gusht.

Lista do të mbetet e hapur deri më 13.07.2022 në orën 15:00, thuhet në uebfaqen e ambasadës gjermane në Kosovë.

Gjithashtu, në faqen e ambasadës thuhet se për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit.