Urime rizgjedhjen i nderuar Myfti i Republikës së Kosovës, Mr.sci. Naim Tërnava

I nderuar Myfti i Republikës së Kosovës Mr.sci. Naim Tërnava, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA të iu uroj rizgjedhjen e juaj në krye Bashkësisë Islame të Kosovës.
Lus ZOTIN e Madhëruar të iu dhuroj shëndet, urtësi, forcë dhe guxim përballë sfidave dhe çështjeve me të cilat do të përballeni gjatë këtij mandati.

Uroj që ju si Myfti dhe institucioni juaj të cilin ju e përfaqësoni të keni mbështetje më të fuqishme nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Njëherit uroj që ju të i riktheni në pozitat e tyre të mëparshme dy hoxhallarët e mëdhenj të vendit tonë, dy burrat, dy figurat e shquara dhe të ndritura, Prof.dr.Shefqet Krasniqin dhe Mulla Irfan Salihun.
Prof.dr.Shefqet Krasniqi dhe Mulla Irfan Salihu janë suspenduar para më shumë se 3 viteve. Këta dy hoxhallarë të mëdhenj po na mungojnë, këta dy hoxhallarë të mëdhenj kanë lënë gjurmë të pashlyer në mbarë trevat shqiptare dhe diasporë.
Këta dy burra të mëdhenjë i shërbyen atdheut si në kohë lufte ashtu edhe paqe.

I nderuar Myfti i Republikës së Kosovës Mr.sci. Naim Tërnava, duke njohur vlerat e juaja dhe kontributin e juaj që keni dhënë në çdo fazë të shtetndërtimit të Kosovës, në përfaqësimin dhe mbrojtjen besimtarëve musliman dhe në ngritjen dhe avansimin e institucionit tuaj, besoj fuqishëm se do ta udhëheqni me sukses BIK-un dhe do të dilni fitimtarë përballë çdo sfide dhe situate.

ZOTI iu ruajt.
ZOTI iu bekoftë.

Me respekt,
Gëzim Kelmendi.
Kryetar i Partisë FJALA