23 vjeçari nga Prizreni, Muhamed Berisha, është bërë pjesë e klubit austriak SV “Gerasdorf”, falë ndërmjetësimit të ish futbollistit, Arben Dauti, i cili prej disa vitesh jeton në Vjenë.

Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën SV “ Gerasdorf”, njofton ndërmjetësi Dauti. Futbollisti Berisha, hapat e parë të futbollit i ka nisur në shkollën e futbollit “ Lidhja e Prizrenit”, ndërsa para largimit nga Kosova, ka luajtur në Ligën e Parë të Kosovës për skuadrën “ A & N” nga Prizreni si dhe KF “ Vëllaznimi” nga Gjakova.

Ndryshe, Muhamed Berisha, është djali i ish lojtarit të Lirisë, Ismajl Berisha.

Gjithashtu, falë ndërmjetësimit të ish futbollistit, Arben Dauti, edhe një ish lojtari I KF “ Trepça 89”, Albert Kaçiku, ka nënshkruar kontratë me një klub tjetër austriak “ Favoritner AC”.