Fushatë kundër bullizmit: Policia mban ligjërata vetëdijësuese në shkollat “Ruzhdi Berisha” dhe “Fetah Sylejmani” në Dragash

Arsim11 minutes ago2 shikime

Në kuadër të përpjekjeve për të krijuar mjedise të sigurta shkollore, zyrtarët e Stacionit Policor në Dragash kanë nisur një seri ligjëratash vetëdijësuese kundër bullizmit në shkollat e komunës. Së fundmi, këto aktivitete informuese me theks te parandalimi dhe pasojat e kësaj dukurie u zhvilluan në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” dhe në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Fetah Sylejmani”.

Më 26 tetor 2026, në ShML “Ruzhdi Berisha”, ligjërata u mbajt para nxënësve të disa klasave të 10-ta dhe 11-ta. Nën udhëheqjen e koordinatorit të sektorit, rreshter Imer Hasani, dhe zyrtarëve policorë Maliq Ahmeti e Mujdin Myrtezani, të rinjtë u informuan për format e ndryshme të bullizmit (fizik, verbal, psikologjik dhe kibernetik) si dhe për rëndësinë e raportimit të këtyre rasteve te personat përgjegjës.

Ndërkaq, e njëjta nismë vazhdoi edhe në SHFMU “Fetah Sylejmani”, ku përmes bashkëbisedimit u theksuan pasojat e rënda që bullizmi mund të ketë në jetën dhe mirëqenien e fëmijëve. Theks i veçantë iu kushtua vlerave të respektit të ndërsjellë, tolerancës dhe solidaritetit mes bashkëmoshatarëve, duke përcjellë mesazhin e qartë se dhuna dhe ngacmimi nuk kanë vend në ambientet shkollore.

Të dyja institucionet arsimore vlerësuan lart dhe falënderuan Policinë e Kosovës për kontributin e paçmuar në edukimin e nxënësve. Përmes këtij bashkëpunimi po ndërtohet një mjedis shkollor ku çdo fëmijë e ndjen veten të respektuar, të pranuar dhe të mbrojtur.

Së bashku për një shkollë pa bullizëm!

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...