Artistët dhe arti sjellin pozitivitet në botën tonë por ata shumë herë zgjedhin që para nesh të prezentojn edhe tema të ndryshme, tema me të cilat ata e paraqesin realitetin e ditëve të sodit.

Leonora Sele nga fshati Zym, nxënese e vitit të dyt në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” e cila për hobi e ka artin figurativ për herë të parë po i publikon punimet e saj në Televizionin Opoja në formë të ekspozitës.

Pikturën e ka hobi, por vrehet se ajo ka edhe shumë talent në këtë fushë, punimet e saj ndahën në dy kategori, një pjes e madhe e punimve të saj paraqet realitetin e ditëve të sodit por pjesa tjeter i kushtohët portretëve.

“Rrjetet Sociale po na vrasin”, e dy punimet tjera më posht janë punime të cilat e paraqesin realitetin e hidhur qe po kalojm ne, punime që flasin më shum se qindra paragrafe.

Pjes e kësaj ekspozite jan edhe portrete të ndryshme nder to edhe portreti i humanistit të madh Halil Kastrati me djalin e tij dhe Kida njëra nder artistet e preferuara të rinis sonë.

  

Televizioni Opoja është dhe do të mbetet një dritare për promovimin e talenteve të treves sonë.

©TVOPOJA