
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit, më 28 qershor 2026, Klubi i Çiklizmit Opoja në bashkëpunim me Komunën e Dragashit do të organizojë marshin tradicional të çiklizmit të quajtur si Marshi i Çlirimit, një ngjarje që synon të bashkojë sportin, kujtesën dhe atmosferën festive.
Ky marsh do të zhvillohet në një klimë miqësore, pa karakter garues, me një shteg të përshtatshëm për të gjitha nivelet e pjesëmarrësve. Rrugëtimi do të shoqërohet me muzikë, ushqime tradicionale, lojëra dhe surpriza, duke e kthyer Dragashin në një qendër të energjisë sportive dhe kulturore.
Agjenda nis në orën 15:00 me mbërritjen e grupeve në Dragash, pasuar nga fjalimet zyrtare dhe hapja e marshit në orën 15:30. Çiklistët do të nisen në orën 15:45, ndërsa gjatë rrugëtimit do të ketë pushime me ushqime tradicionale dhe aktivitete argëtuese. Eventi do të përfundojë rreth orës 18:15.
Shtegu i marshit sipas organizatoreve ofron tri opsione:
Organizatorët kanë përcaktuar rregulla të qarta: helmeta është e obliguar, mosha minimale për pjesëmarrje është 16 vjeç, ndërsa të miturit mund të marrin pjesë vetëm nën përkujdesin e prindërve.
Ky aktivitet pritet të sjellë një ditë të mbushur me emocion, argëtim dhe aventura në zemër të Dragashit, duke e bërë marshin e çiklizmit pjesë të traditës së përvitshme të festimeve të Çlirimit.
©TVOPOJA