DKA në Dragash shpall konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë për vitin shkollor 2026/2027

Arsim2 hours ago46 shikime

Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash shpall konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë për vitin shkollor 2026/2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Dragashit ka shpallur konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë të gjimnazeve dhe shkollave profesionale për vitin shkollor 2026/2027.

Sipas njoftimit zyrtar, të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç. Nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë jashtë Kosovës duhet paraprakisht të bëjnë nostrifikimin e dëftesave në Ministrinë e Arsimit.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim:

  • Fletëparaqitja (merret në shkollën ku aplikohet);
  • Dëftesa origjinale për përfundimin e klasave VI-IX;
  • Certifikata e lindjes.

Afatet e aplikimit

Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet më 7, 8 dhe 9 korrik 2026, në objektet e shkollave përkatëse, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Rezultatet e pranimit do të publikohen më 10 korrik 2026, ndërsa kandidatët e pakënaqur me rezultatet kanë të drejtë ankese brenda dy ditëve pune, fillimisht në shkollë dhe më pas në Drejtorinë Komunale të Arsimit.

Kriteret e përzgjedhjes

Pranimi i nxënësve do të bëhet sipas këtyre kritereve:

  • 40% suksesi nga shkollimi;
  • 20% suksesi nga lëndët prioritare në test;
  • 40% numri i pikëve nga testi.

Numri i vendeve të lira

Për vitin shkollor 2026/2027 janë planifikuar gjithsej 264 vende në Gjimnazin “Ruzhdi Berisha” dhe drejtimet profesionale.

Mësimi në gjuhën shqipe – 198 vende:

Gjimnazi “Ruzhdi Berisha”

  • Shkenca Natyrore – 44 nxënës (2 paralele)
  • Shkenca Shoqërore – 22 nxënës (1 paralele)

Shkollat profesionale

  • Banka dhe Sigurime – 22 nxënës
  • Tregtar me pakicë dhe shumicë – 22 nxënës
  • Asistent Juridik – 22 nxënës
  • Zhvillues i Aplikacioneve Softuerike (Arsim Dual) – 22 nxënës
  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë – 22 nxënës
  • Teknik i Farmacisë – 22 nxënës

Mësimi në gjuhën boshnjake – 66 vende:

Gjimnazi

  • Shkenca Shoqërore – 22 nxënës

Drejtimet profesionale

  • Asistent Juridik – 22 nxënës
  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë – 22 nxënës

Në total, për vitin shkollor 2026/2027 janë paraparë 264 vende për regjistrimin e nxënësve të rinj në institucionet e arsimit të mesëm në Komunën e Dragashit.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...