Në këtë kohë pandemie shumë organizata dhe indivit kan ofruar ndihma për familjet në nevoj anë e mban Kosovës, organizime të tilla ka pasur edhe në treven tonë konkretisht në komunën e Dragashit.

Kohën e fundit redaksia e televizionit Opoja është informuar nga Imami i fshatit Bresanë Xhevat ef. Fetahi për një aksion të tillë, më saktësisht mërgimtari i këtij fshati i cili në çdo kohë ka ndihmuar jo vetëm tek ne por edhe në fshatrat tjera, z.Hasan Sylejmani i cili vepron në Wien të Austrisë kishte ofruar pako ushqimore dhe miell për 95 familje, këto pako ushqimore kryesisht jan ndarë për familjet në nevoj të fshatrave Bresanë e Kuklibeg por edhe në disa fshatra tjera.

Imami Fetahi gjithashtu na njoftoi se mërgata gjat gjith kohës në përgjithesi ka ndihmuar popullaten tonë e veqanarisht gjat kësaj kohe të pandemis të cilët kanë ndihmuar familjarët e tyre dhe familje në nevoj.

Vlen të përmendet se aksione të tilla kan marr edhe qytetarë tjerë që jetojn brenda Kosovës, siç ishte rasi i datës 13.04.2020 kur një qytetar i yni që jeton në Prizren kishte ndihmuar me pako ushqimore 25 familje të fshatrave të lartëpermendura.

Ai na njofton se xhematlinjët e Bresanës dhe Kuklibegut i jan përgjigjur pozitivisht edhe thirrjes së Muftiut Naim ef. Tërnava dhe KBI-së në Dragash që të përkrahin aksionin “Sofra e Ramazanit” për shoqatën e BIK-ut “Bereqeti” që i ndihemon familjet në nevoj anë e mban Kosovës.

Për fund imami Xhevat ef. Fetahi falendëron të gjithë ata bamirës që kanë kontribuar në këtë drejtim e posaqerisht mergatën që çdo herë ka ndihmuar popullin tonë, duke lutur Zotin xh.sh. që ata dhe familjet e tyre Zoti ti ndihmojë, t’i jep shëndet e çdo të mirë në jetë dhe t’i shperblej me të mirat e Tijë në këtë e botën tjetër, poashtu bën lujte te Zoti që kjo pandemi të kaloj sa më shpejtë e ti kthehemi jetës normale.

©TVOPOJA