Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona në ambientet ku po mbahen provimet për patentë shoferë, më saktësisht në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor, për detaje ju njoftojmë pas përfundimit të tij”, tha Hoxha. Raportohet se deri tash janë arrestuar disa persona, përfshirë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Për këtë Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe Ministrinë e Infrastrukturës, por që ata nuk iu janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë./Telegrafi/