Caktohet mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Dragashit për vitin 2026

Shpallje & Njoftime, InstitucioneYesterday83 shikime

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Dragashit, Resul Fetahu, ka caktuar mbledhjen e tetë (VIII) të rregullt të asamblesë komunale për këtë vit. Sipas njoftimit zyrtar, seanca do të mbahet më datë 29 tetor 2026, duke filluar nga ora 10:00.
Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Kuvendit të Komunës në Dragash. Gjatë kësaj seance, asambleistët pritet të diskutojnë dhe të marrin vendime për disa çështje të rëndësishme financiare dhe administrative.
Rendi i ditës i propozuar për këtë mbledhje përfshin pikat e mëposhtme:
  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
  2. Raporti mbi realizimin e buxhetit për periudhën Janar-Shtator 2026.
  3. Raporti i Auditorit të Jashtëm.
  4. Plani i Veprimit të Auditorit të Jashtëm.
  5. Propozim vendim për formimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve, zv. drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore të Komunës së Dragashit.
  6. Të ndryshme (Eventuale).
Për të gjitha pikat e lartcekura, asambleistëve u është bashkëngjitur edhe materiali përkatës si shtojcë.
©TVOPOJA
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...