Në komunën e Dragashit në ditët e fundit janë paraqitur dy rastet të para të infektuara me virusin e njohur Covid-19.

Nga keto dy raste njëri në fshatin Pllav dhe tjeteri në fshatin Zaplluxhe nga ky i fundit në testimet e bera nga të gjithë personat e kontaktit nuk ka asnjë përson të infektuar me virusin Covid-19.

Siç meson televizioni Opoja nga të afërmit e personit të infektuar gjendja e tij është stabile dhe deri me tani nuk ka ndonjë symtom qe ven në dyshim për kete infeksion.
Të gjithë personat e kontaktit që ai kishte pasur kanë rezultuar negativ dhe keshtu qe nuk ka vend për Panik thotë familjari i tij për redaksinë tonë.

Ndërsa sa i përket personit i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 ai tani më është duke ndjekur të gjitha udhëzimet nga stafi shëndetësor dhe është duke qëndruar në vetë izolim.