Anton Quni është zgjedhur kryetar i LDK-së në Prizren.

Ai ka mposhtur kundërkandidatin, Driton Selmanaj.

Në Kuvend, morën pjesë anëtarët nga kryesia qendrore: Arban Abrashi, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri, etj.

Ndërkohë, burime të Gazeta Blic bëjnë me dije se Isa Mustafa e ka mbështetur Driton Selmanajn, për kryetar dege.

Sipas këtyre burimeve, me humbjen e Prizrenit, Mustafës i janë zbehur gjasat për kryetar partie, sepse tani ka edhe më pak delegat.

Ai tash po shpreson që të fitoj kandidati i tij në Ferizaj, dhe në Mitrovicë, në mënyrë që të ketë sërish numrin më të madh të delegatëve për në Kuvendin Zgjedhor.LDK-ja çdo herë e më shumë po i afrohet fundit të këtij procesi, e që pritet të jetë vendimtar sa i përket asaj se kush do ta udhëheqë atë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.