Pas publikimit të vendimit për shkarkimin e Kandidatit për Kryetar të Komunës së Dragashit, z Agron Gashi, nga të gjitha funksionet në degën e AAK-së në Dragash.

Televizioni Opoja ka kontaktuar z. Agron Gashi për të marr një prononcim rreth ketij vendimi të marrë nga Kryesia e degës së AAK-së në Dragash.

Gashi për Mediumin tonë thotë se atë vendim e ka kuptuar nga mediat por që zyrtarisht nuk ka pranuar asgjë as nga niveli Qendror por as nga dega e AAK-së në Dragash.

Sipas tij ky është një vendim i pregaditur nga disa individë të caktuar të cilët janë ndarë të pa kenaqur dhe për ketë arsye dëshirojnë të sjellin hutime në opinionin publik.
Agron Gashi thotë se vendimi i publikuar në media nuk ka asnjë bazë dhe që dyshon se është pregaditur nga individë të afërt me subjektin politik PDK dega në Dragash.

Gjithashtu pranoi se në subjektin politik AAK dega në Sharr ka probleme të brendshme.
Për fund Agron Gashi thotë se për detaje të tjera në lidhje me ketë çeshtje do të paraqitet në një konferencë për media.