Tre të arrestuar në Komunën e Dragashit për mosrespektim të dispozitave shëndetësorë gjatë pandemisë

Lajme nga OpojaAktualitet5 vite më parë151 shikime

Dragash – Në orët e vona të së martën, në Dragash janë arrestuar tre persona të dyshuar për mosrespektim të dispozitave shëndetësore në kohë të pandemisë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka thënë se të arrestuarit për moszbatim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për mbrojtje nga Covid-19, janë nga fshatrat Breznë, Bresanë dhe Krushevë të Komunës së Dragashit.

I njëjti bëri të ditur se, me urdhër të prokurorit, të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...