Sot ishte dita e pare e shkolles. Si kudo ishte kthyer vemendja ka objektet ku jepet e merret dije. Kjo vemendje duhet te na shoqeroje gjate gjithe vitit.
Edhe ne shkollen e mesme “E.Ademi” Bardhoc, ne nje atmosfere festive nisi viti i ri shkollor. Ne kete event te planifikuar e mireorganizuar nga drejtuesit e shkolles ishin te pranishem nxenes, mesues e prind te shkolles.
Ishin te pranishem kryetari i keshillit te prinderve, kryetari i bordit te shkolles dhe perfaqesues te pushtetit vendor.
Ne pershendetjen e tij drejtori i shkolles iu uroi mireseardhjen te pranishmeve si dhe uroi per suksese ne kete vit shkollor. Ne fjalen e tij ai theksoi arritjet e vitit te shkuar dhe premtoi per suksese e bashkepunim ne vijim.
Pershendeti nxenesit e mesuesit dhe Administratori i Njesise Terthore, ztr. Bilbil Shahu, icili i ka qendruar gjithnje prane shkolles dhe premtoi se do te vazhdoje edhe me tej kete bashkepunim.
Ajo çka ishte e veçante ne kete dite ishte prania e drejtorit te shfmu “S.Surroi” te Bellobradit, me te cilet kemi mbi pese vjet vllazeruar(binjakezuar). Drejtor ztr. Ziqiri Skenderi uroi nxenesit dhe mesuesit e shkolles sone dhe ne emer te nxenesve e kolegeve te tij,si dhe premtoi per vazhdimin e metejshem te bashkepunimit vellazeror.