Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit Pal Leka, dhe zëvendësministri Mevludin Krasniqi dhe ministra të qeverisë sot bënë prerjen e shiritit për nisjen e punimeve për:Rehabilitimin dhe Zgjerimin e rrugës:Zhur-Dragash-Brod dhe Tyrbe -Zaplluxhe
Kryetari Shabani tha se po realizohet një ëndërr e banorëve të komunës së Dragashit dhe është investimi më i madh në komunën tonë.
Ministri Lekaj tha se rehabilitimi dhe zgjerimi i dy segmenteve rrugore që lidhin Zhurin me Dragashin e Brodin, kanë ndikim në lëvizjen e lirë, zhvillim ekonomik dhe sigurojnë mirëqenie më të mirë për qytetarët e kësaj ane. Ai shtoi se ndjehet mirë që po fillon një ndryshim më se i nevojshëm i cili nuk arriti të realizohet për 60 vite me radhë, përkundër nevojës së madhe.
Segmenti rrugor R222, Tyrbe e Pllavës – Zaplluzhë, ka gjatësi mbi 12.1 kilometra, kurse ajo R114, Dragash – Brod, ka gjatësi mbi 11.6 kilometra. Të dyja këto projekte janë investim i MIT dhe vlera e tyre është mbi 7 milionë e 100 mijë euro.