Kryetari i komunës së Dragashit zotëri Shaban Shabani në seancën e IV-të kishte paraqitur para asambelistëve të kuvendit komunal në Dragash shpenzimet për tre mujorin e parë të vitit 2019 ku sipas tij komuna e Dragashit ka shënuar një ngritje të lartë në krahasim në dy vitet e fundit.
Kryetari Shabani kërkoj nga asambleistet komunale të cilët kanë ndonjë vërejtje apo sugjerim të paraqesin në kuvend.
Për sugjerime ankesa apo edhe vërejtje në këtë raport tre mujor e ku në seancën e sotme ishte prezent edhe Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Dragash zotëri Valon Shabani ku i cili është përgjigjur kritikave të asambelistëve të komunës së Dragashit.
Drejtori Shabani ka theksuar se ngecjet kanë ndodhur për shkak të vonesave në miratimin e buxhetit nga niveli qendror, të cilat kanë bërë që edhe alokimi i mjeteve për Komunën të bëhet me vonesë.
Mes të tjerash Drejtori Shabani potencoi se njëra nga arsyet që nuk ka ecur si duhet buxheti gjatë tre mujorit të parë ishte edhe pensionimin i zyrtarit komunal ku sipas tij ishte përgjegjës për kryerjen e punëve në këtë sektor transmeton Tv Opoja.