Shkolla e mesme e lart Ruzhdi Berisha sot festoi ditën e shkollës poashtu edhe 50-të vjetorin e themelimit të kësaj shkolle, programi filloi me homazhe pran varrit të mësuesit dhe deshmorit emrin e të cilit e mban kjo shkollë, në varrezat e deshmorve në fshatin Buqe.

Pas homazheve familja e Ruzhdi Berishës u pritën në objektin shkollor nga drejtori i kësaj shkolle z.Shukri Nebiu, meqrast se bashku me kryetarin e komunës z.Shaban Shabani vëndosen lule para bustit të Ruzhdi Berishës që gjëndet në oborrin e shkollës.

Manifestimi vazhdoi në shtëpin e kulturës Abdurrahman Gerdellaj, para një numri të madh të pranishmëve drejtori i shkollës uroi për këtë dit e tregoi për historikun e shkollës, një fjal rasti e morën edhe kryetari i komunës si dhe drejtori i arsimit të cilet uruan për këtë dit e shprehën respektin më të madh për familjen dhe mësuesin Ruzhdi Berisha.

Në përvjetorin e 50-të drejtoria e shkollës në shënje mirnjohje e respekti ndau mirnjohje për të gjith ata që dhan kontribut ndër vite në këtë shkollë.

Me medalje e kupa u shpërblyen edhe fituësit e turneve që u organizuan nga shkolla me rasin e përvjetorit, pati edhe dhurata tjera por jo mirënjohje, nga një portret e pranuan kryetari i komunës së bashku me drejtorin e shkollës nga nxënëseja e vitit të dytë Leonora Sele.

Manifestimi vazhdoi me program artistik të përgaditur posaqërisht për këtë ditë, me poezi, kënge e valle.

©TVOPOJA