
Drejtori i Administratës në Komunën e Dragashit, z.Veton Halili, ka njoftuar se pas reshjeve të borës, pesë traktorë komunalë janë në terren për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit.
Përmes këtij njoftimi drejtuar qytetarëve, Halili ka kërkuar kujdes të shtuar dhe mirëkuptim gjatë lëvizjes. Njëherësh, ai ka bërë të ditur se Komuna mirëpret çdo ndihmë vullnetare nga qytetarët, duke i falënderuar ata për bashkëpunimin.
©TVOPOJA