
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Adem Berisha” në Dragash ka përfituar një autoambulancë, e cila do të jetë në dispozicion të Shërbimit të Urgjencës për transportimin e pacientëve, në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, ky investim paraqet një hap të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të Shërbimit të Urgjencës, duke mundësuar transport më të sigurt të pacientëve, rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e Komunës së Dragashit.
Me këtë rast, nga QKMF “Adem Berisha” kanë shprehur mirënjohje dhe falënderim për Ministrinë e Shëndetësisë, për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e kapaciteteve të kujdesit parësor shëndetësor.
©TVOPOJA