Komuna e Dragashit publikon agjendën e aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit

Shpallje & Njoftime1 hour ago18 shikime

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit, do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.
Sipas agjendës zyrtare, aktivitetet nisin më 26 nëntor 2026, nga ora 11:00 deri në orën 13:00, me finalen e turneut në volejboll për femra dhe futboll për meshkuj, e cila do të zhvillohet në sallën e Shkollës së Mesme “Ruzhdi Berisha”.
Ndërsa më 27 nëntor 2026, duke filluar nga ora 09:00, do të mbahet seanca solemne në sallën e Kuvendit Komunal, për të vazhduar më pas me homazhe te shtatorja e Adem Jasharit dhe te varrezat e dëshmorëve në Dragash e në Buçe. Ndërkaq, nga ora 10:30, SHKA “Bresana” do të prezantohet me një program artistik në Sheshin e Dëshmorëve.
©TVOPOJA
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...