Vendosen kabllot nëntokësore të tensionit të lartë në fshatin Blaç

Infrastrukturë1 hour ago57 shikime

Në fshatin Blaç janë vendosur kabllot elektrike nëntokësore të tensionit të lartë, duke përmirësuar infrastrukturën energjetike në këtë lokalitet.

Sipas njoftimit të publikuar nga ky fshat, shtrirja e kabllove nëntokësore është realizuar duke filluar nga rruga kryesore e fshatit, në anën e majtë rreth rrugës, në drejtim të trafos që ndodhet afër Xhamisë.

Në njoftim vlerësohet lart puna profesionale e kompanisë që ka kryer këto punime, e cila pas përfundimit të ndërhyrjes e ka kthyer rrugën në gjendjen e saj fillestare dhe e ka pastruar atë tërësisht. Banorët kanë shprehur mirënjohje dhe falënderim për korrektësinë dhe punën e rregullt të kryer në teren.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...