Prononcim i Konsullit të Republikës së Kosovës në Austri, z. Mag. Isa KOSUMI, dhënë për TV Opoja, lidhur me Instalimin e Databazës për shtetësi në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, respektivisht në Shërbimin Konsullor:
Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Kosovës në Austri – Vjenë, brenda dy javësh pasurohet me dy projekte madhore të GJC /ARC dhe Databaza për shtetësi.
Një delegacion i përbërë nga MPJ dhe MPB, respektivisht Depertametni për Çështje Konsullore / MPJ dhe Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion / MPB, më 11 dhe 12 prill, ishin në Shërbimin Konsullor në Vjenë, me qëllim të instalimint të databazës për shtetësi.
Ekspert nga IT – DSHAM – MPB, trajnuan në praktikë, stafin konsullor lidhur me funksionimin, monitorimin dhe përdorimin e kësaj databaze mjaft me rëndësi në kryerjen e formaliteteve të rëndësishme në lëmin e shtetësisë.
Falë këti sistemi të sofistikuar, në të ardhmën do të mund të monitorohën në çdo kohë aplikacionët, lëndët si ato të kërkesës për humbjen apo fitimin e shtetësisë së Kosovës, të mungesës apo moskompletimin e lëndës, kompletimin dhe përcjelljën e dokumentacionit në databazë, e deri te dorëzimi i vendimit aplikuesit dhe mbylljën e lëndës.
Është edhe ky një inovacion në dobi të qytetarëve tanë në lehtësimin dhe shkurtimin e kohës së pritjes së vendimeve për lirim apo fitim shtetësisë që ndikon në mënyrë direkte në fleksibilitetin, kompetencën dhe profesionalizimin e Databazës lidhur me shtetësinë!