Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Dragash

Aktualitet7 hours ago48 shikime

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Adem Berisha” njofton të gjithë qytetarët se nga sot ka filluar zyrtarisht dhënia e vaksinës kundër gripit sezonal, si një masë e rëndësishme mbrojtëse për muajt e dimrit.

Për të mbrojtur shëndetin e më të rrezikuarve, QKMF u bën thirrje disa grupeve që të vaksinohen me prioritet. Në këtë kategori hyjnë personat mbi 65 vjeç, pacientët me sëmundje kronike (të zemrës, mushkërive, veshkave, personat me diabet dhe me imunitet të dobësuar), gratë shtatzëna, si dhe fëmijët me probleme kronike shëndetësore.

Vaksinimi u rekomandohet me theks të veçantë edhe profesionistëve shëndetësorë, atyre që kujdesen për të tjerët, si dhe personave që qëndrojnë në institucione të kujdesit. Pavarësisht këtyre grupeve me prioritet, institucioni thekson se vaksina është e hapur dhe rekomandohet për çdo qytetar tjetër që dëshiron të mbrohet nga gripi sezonal.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...