Disa shkolla në Dragash shënojnë Ditën Botërore të Ushqimit

ArsimYesterday88 shikime

Me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, në disa institucione arsimore të Komunës së Dragashit janë zhvilluar aktivitete të veçanta edukative. Protagonistë të kësaj dite ishin vetë nxënësit, të cilët u angazhuan me plot pasion në përgatitjen e ushqimeve të ndryshme.

Qëllimi kryesor i këtij organizimi ishte përcjellja e mesazhit për rëndësinë jetike që ka ushqimi i shëndetshëm dhe të ushqyerit e drejtë. Përmes kësaj nisme praktike, shkollat promovuan shprehitë e shëndetshme te fëmijët, duke stimuluar njëkohësisht kreativitetin dhe ndërgjegjësimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj shëndetit të tyre.

Aktivitetet e zhvilluara u përmbyllën duke përçuar një zëri mesazhin domethënës për të gjithë komunitetin: “Ushqimi i shëndetshëm është çelësi i një jete të shëndetshme!”. Këto nisma dëshmojnë rëndësinë e edukimit shëndetësor që në bankat e shkollës.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...