Mamografi Mobil vjen në Dragash, hapet caktimi i termineve

Shëndetësi, Shpallje & Njoftime10 hours ago66 shikime

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Adem Berisha” në Dragash ka njoftuar se të mërkurën, më datë 14 tetor 2026, do të ofrojë shërbime të mamografisë së gjirit falë pranisë së Mamografit Mobil në ambientet e këtij institucioni.

Për të mbarëvajtur procesin dhe për të shmangur pritjet, QKMF kërkon nga të gjitha gratë e interesuara për këtë ekzaminim që të bëjnë caktimin e terminit paraprakisht. Regjistrimet po bëhen pranë Njësisë së Gjinekologjisë në Dragash dhe janë të hapura çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 15:00.

Për të lehtësuar procedurën për pacientet, institucioni shëndetësor sqaron se për caktimin e terminit mund të paraqitet fizikisht vetë gruaja e interesuar ose ndonjë anëtar i familjes së saj.

Me moton “Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë!”, bluzat e bardha u bëjnë thirrje të gjitha grave që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të kryer kontrollin parandalues, i cili mbetet hapi më i rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...