Kuvendi Komunal i Dragashit mban mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2026

Institucione3 hours ago90 shikime

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Dragashit ka caktuar mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2026, e cila do të mbahet më 25 qershor 2026, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit.

Në rend dite janë paraparë disa pika me rëndësi për funksionimin e komunës, përfshirë miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027–2029, çështje që lidhen me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, si dhe formimin e komisioneve përkatëse.

Një nga pikat që pritet të tërheqë vëmendje të veçantë është pika e tretë e rendit të ditës, e cila ka të bëjë me shqyrtimin dhe miratimin e plotësim-ndryshimit të Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave. Sipas informacioneve të siguruara, në kuadër të këtij diskutimi pritet të trajtohet edhe propozimi për ngritjen e çmimit të shërbimit për menaxhimin e mbeturinave, një temë që prek drejtpërdrejt qytetarët e komunës.

Rendi i ditës përfshin:

  • Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  • Miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027–2029;
  • Shqyrtimin dhe miratimin e plotësim-ndryshimit të Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave;
  • Propozimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të një prone të paluajtshme të komunës;
  • Formimin e komisionit për vlerësimin e ofertave;
  • Formimin e komisionit për ankesa;
  • Eventuale.

Mbledhja do të mbahet e hapur për publikun dhe pritet të sjellë diskutime të rëndësishme rreth çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të Dragashit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...