Dragashi shënon Ditën e Çlirimit me aktivitete solemne dhe artistike

Kulturë & Art9 hours ago42 shikime

Aktivitetet për shënimin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit nisën me Seancën Solemne të Kuvendit Komunal, ku u kujtua me respekt sakrifica e brezave për liri, duke u nderuar veçanërisht dëshmorët e komunës, të cilët mbeten themeli i lirisë dhe krenarisë së qytetarëve.

Më pas, krerët e institucioneve lokale, së bashku me familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, kryen homazhe te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe pranë varrezave të dëshmorëve në Dragash dhe Buqe, duke përkujtuar me nderim ata që dhanë jetën për liri.

Shënimi i kësaj dite të rëndësishme u përmbyll me një program artistik, të përgaditur nga SHKA BRESANA

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...