Rriten çmimet e biletave për linjën Kosovë – Austri

EkonomiAktualitet3 orë më parë137 shikime

Operatorët e transportit që veprojnë në linjën Kosovë – Austri kanë vendosur të rrisin çmimet e biletave, si pasojë e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve dhe gjendjes aktuale ekonomike.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha kompanitë që operojnë në këtë linjë kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për përditësimin e tarifave, me qëllim përballimin e kostove të shtuara të operimit. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga data 23 mars 2026.

Me këtë ndryshim, një biletë në një drejtim në linjën Kosovë – Austri do të kushtojë 60 euro, ndërsa bileta kthyes do të jetë 120 euro. Për kategori të ndryshme si fëmijë, studentë dhe pensionistë, tarifat mbeten të diferencuara, por gjithashtu të përditësuara sipas vendimit të ri.

Po ashtu, janë përcaktuar edhe çmime për destinacione të ndërmjetme si Budapesti dhe relacione të tjera tranziti.

Kompanitë e transportit falënderojnë udhëtarët për mirëkuptimin dhe theksojnë se mbeten të përkushtuara për të ofruar shërbim të sigurt dhe cilësor.

Ndër të tjera, është bërë e ditur se çdo porosi shtesë është me pagesë, ndërsa për më shumë se dy valixhe do të aplikohet tarifë shtesë.

Për rezervime dhe informata të detajuara, udhëtarët mund të kontaktojnë kompanitë përkatëse në numrat e tyre zyrtarë.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...