Komuna e Dragashit nis aktivitetet për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

KronikaSporti8 orë më parë39 shikime

Sot Komuna e Dragashit filloi aktivitetet për nder të manifestimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Këto aktivitete përfshijnë veprimtari sportive, edukative, kulturore dhe festive, të cilat organizohen nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit.

Në një fjalë rasti, Drejtoresha e DKRS-së znj. Liridona Misinaj Piraj dhe drejtori i arsimit z. Zeni Krasniqi treguan më shumë rreth këtyre organizimeve dhe njëkohësisht bënë ftesë që qytetarët t’i bashkohen manifestimit komunal për këtë ditë të shënuar.

Agjenda e aktiviteteve:

• Turnir në futboll – me nxënës dhe mësimdhënës të të gjitha shkollave, nga 12 deri më 16 shkurt, në stadiumet “Qendresa” (Kapre) dhe “Aroma” (Buzez), nga ora 13:00 deri në 18:00.
• Finalja e volejbollit – me nxënëse të Shkollës së Mesme “Ruzhdi Berisha”, më 16 shkurt 2026 (e hënë), ora 11:30, në sallën e shkollës.
• Seanca solemne – më 17 shkurt 2026 (e martë), ora 09:30.
• Programi artistik – më 17 shkurt 2026 (e martë), ora 11:00, në Sheshin e Dëshmorëve – Dragash, me pjesëmarrjen e SHKA “Bresana” dhe këngëtarëve të mirënjohur.

Po ashtu, sipas Drejtorit të Arsimit, ditën e Hënë ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e komunës do t’i kushtohet festës së Pavarësisë, duke e bërë këtë ditë edhe më kuptimplotë për nxënësit.
Ky program i larmishëm synon të përfshijë sportin, kulturën dhe edukimin, duke e kthyer festën e Pavarësisë së Kosovës në një ngjarje gjithëpërfshirëse për qytetarët e Dragashit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...