
Në Komunën e Dragashit sot u nënshkrua Memorandumi i Mbështetjes për projektin ndërkombëtar “RURALNEXUS – Inovacioni digjital dhe sipërmarrja ndërkufitare për konkurrueshmëri të qëndrueshme të komuniteteve rurale”, i cili synon zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale përmes inovacionit, bashkëpunimit dhe angazhimit të komunitetit.
Me këtë rast, Komuna pati kënaqësinë të mirëpresë Koordinatorin e Projektit, z. Aliber Rexhepi, si dhe përfaqësuesit e Komunës së Vrapçishtit nga Republika e Maqedonisë së Veriut: Vullnet Dalipi, Mustaf Mustafa dhe Ejup Jahja.
Ky projekt, pjesë e programit Horizon Europe, fokusohet në: rritjen e konkurrueshmërisë së qëndrueshme të zonave rurale dhe malore, inovacionin digjital, sipërmarrjen, vlerësimin e sistemeve tradicionale agro-ushqimore.
Komuna e Dragashit shprehu mirënjohjen dhe përkushtimin e saj për të qenë pjesë aktive e iniciativave që sjellin zhvillim, bashkëpunim ndërkufitar dhe përfitime afatgjata për fermerët, prodhuesit vendorë dhe komunitetin në tërësi.
“Do të vazhdojmë të mbështesim iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe fuqizimin e zonave tona rurale,” u theksua në këtë ceremoni.
©TVOPOJA