
Me autorizim të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu kanë filluar hetimet në Komunën e Dragashit lidhur me procesin e rinumërimit të votave.
“Pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit, në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash, me autorizim të Kryeprokurorit, z.Petrit Kryeziu, ka iniciuar hetime me vetiniciativë.”- thuhet në njoftim.
Këto hetime kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parapara, që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit.