Vetëvendosje në Dragash bojkoton seancën për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete

AktualitetLajme nga Opoja3 vite më parë58 shikime

Pas bojkotimit të grupit të asambleisteve të PDK-së, edhe grupi i asambleistëve të VV-së, ka bojkotuar votimin për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete në Komunën e Dragashit, përcjell televizioni Opoja.

Kështu bëri të ditur asambleisti Jetmir Ajdini, në foltoren e Kuvendit Komunal.

Pas këtij vendimi nga asambleistët e VV-së, sallën e lëshoi edhe kryesusi i kuvendit komunal të Dragashit, Uran Halimi, që vie nga ky subjekt politik.

Mbledhjen vazhdoi të udhëhiqet nga nënkryetari i Kuvendit, ku pas konstatimit se nuk ka korum të mjaftueshëm për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete, kuvendi komunal i Dragashit, shkoi në pauzë.

Kujtojmë që Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka propozuar emrin e Munezer Kuka, si nënkryetar për komunitete për komunën e Dragashit

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...