U përkujtua në Dragash reshteri Hüseyin Kutlu

Aktualitet2 muaj më parë472 shikime

Në Dragash, më 22 shtator, u mbajt një ceremoni përkujtimore në nderim të reshterit të KFOR-it Turk, Hüseyin Kutlu, i cili ra dëshmor në vitin 1999 gjatë një operacioni për demolimin e minave, teksa kryente detyrën në kuadër të Misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet në Kosovë.

Organizimi u bë nga KFOR-i Turk dhe u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të lartë diplomatikë dhe ushtarakë të Republikës së Turqisë në Kosovë, duke shënuar 26-vjetorin e rënies së reshterit Kutlu.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve vendore, të cilët shprehën nderimet më të përzemërta për veprën dhe sakrificën e dëshmorit turk, i cili dha jetën në mbështetje të popullit të Kosovës.

Sipas fjalës së kryetarit të Komunës së Dragashit, Hüseyin Kutlu është dhe do të mbetet gjithmonë një hero në kujtesën kolektive të qytetarëve të Dragashit dhe të gjithë Kosovës. Ai u nderua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndaj paqes, për sakrificën sublime dhe përkushtimin e tij të palëkundur.

“Lavdi e përjetshme për veprën e tij! Qoftë i paharruar kujtimi për të!” – u tha në fjalën përmbyllëse të ceremonisë, e cila u zhvillua me solemnitet dhe respekt të thellë.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...