Zyrtarizimi i kandidaturës për kryetar të komunës së Dragashit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti

AktualitetLajme nga Opoja4 muaj më parë692 shikime

Të dielën, më 3 gusht 2025, me fillim nga ora 18:00, në Amfiteatrin që gjendet në oborrin e Muzeut Etnologjik në Sharr (përballë stadiumit të shkollës “Fetah Sylejmani”, afër Cafe Bar “Te Lazi”), do të mbahet një ngjarje e rëndësishme politike për komunën e Dragashit njofton Tv Opoja.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të bëjë zyrtarizimin e kandidaturës për kryetar të komunës, në prani të qytetarëve, simpatizantëve dhe përkrahësve të saj.

Tv Opoja mëson se pjesëmarrjen në këtë event e ka konfirmuar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i cili do të jetë i pranishëm për të mbështetur kandidatin dhe për të mbajtur një fjalë rasti.

Lëvizja VETËVENDOSJE! fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë dhe të jenë pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për komunën dhe për të ardhmen e saj politike.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...