PDK Dragash zyrtarizon kandidatin për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale të 2025-ës

Politik4 muaj më parë305 shikime

Sot, dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën fokusi kryesor ishte përgatitja për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor 2025.

Pas diskutimeve të frytshme dhe në një atmosferë bashkëpunuese, strukturat e degës vendosën njëzëri të nominojnë z. Shaban Shabani si kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit. Ky vendim reflekton jo vetëm unitetin e brendshëm të degës, por edhe besimin e palëkundur ndaj z. Shabani, si një figurë e dëshmuar për profesionalizëm, përkushtim dhe vizion për zhvillimin e komunës.

Z. Shaban Shabani ka një karrierë të gjatë në shërbim të qytetarëve të Dragashit, dhe mbështetja unanime për kandidaturën e tij vjen si rezultat i angazhimit të tij të vazhdueshëm në zgjidhjen e problemeve lokale dhe promovimin e interesave të komunitetit.

PDK Dragash u bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve që të jenë pjesë aktive e procesit zgjedhor dhe të mbështesin këtë kandidaturë që synon të sjellë një qeverisje efikase, të drejtë dhe zhvillimore për komunën tonë.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...