
Këngëtarët e mirënjohur të muzikës popullore, Riad dhe Mirhat Lecaj, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, një videoklip të titulluar “Opojane”, kushtuar bukurisë së vajzës opojane.
Vëllezërit Lecaj janë të njohur për repertorin e pasur me motive dhe tradita nga treva e Opojës së Dragashit, ndërsa edhe këtë herë ata sjellin një këngë që pasqyron vlerat e mirëfillta të folklorit popullor shqiptar.
Teksti i këngës është shkruar nga Ismet Lecaj, ndërsa për aranzhimet muzikore është përkujdesur Enis Kryeziu. Projekti është mbështetur nga Ing. Driton Kryeziu, dhe është incizuar në “Nisi Studio”.
Me këtë këngë, vëllezërit Lecaj vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Opojës, duke e bërë të ndjeshme për publikun e gjerë përmes muzikës tradicionale e profesionale.