Apel për Kujdes nga Zjarret në Ambient të Hapur

Shpallje & Njoftime5 muaj më parë576 shikime

Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në Dragash, në bashkëpunim me Komitetin Komunal për Siguri në Bashkësi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar ndaj përdorimit të zjarrit në natyrë, pas vendimit të marrë në Mbledhjen e III-të të Këshillit Komunal për Siguri.

Ky apel vjen në prag të temperaturave të larta verore, të cilat rrisin rrezikun për përhapjen e shpejtë të zjarreve, veçanërisht në zona të hapura dhe të pyllëzuara.

Qytetarët këshillohen:

  • Të mos ndezin zjarr në natyrë pa masa paraprake sigurie;

  • Të shmangin ndezjen e barit, bimësisë së tharë dhe zgarës pranë pyjeve apo objekteve të rrezikshme;

  • Në rast zjarri, të mos largohen nga vendi i ngjarjes, por të kontaktojnë menjëherë shërbimet përkatëse.

Numrat emergjent për raportim të zjarreve janë:
📞 044 615 033 – Njësia e Zjarrfikësve në Dragash
📞 112 – Qendra Operative Emergjente
📞 192 – Policia e Kosovës
📞 194 – Ndihma e Shpejtë

Respektoni mjedisin dhe jetën tuaj – mos ndizni zjarr pa kujdes. Në të kundërtën, veprimet e pamatura do të sanksionohen sipas ligjit.

01.07.2025
Drejtorati për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike – Komuna e Dragashit

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...