NJOFTIM – FESTA E BJESHKËS 2025 në Zaplluxhe

Shpallje & Njoftime5 muaj më parë1K shikime

Tradita vazhdon… edhe këtë vit në zemër të Opojës, në një nga majat më të bukura të bjeshkëve të Zaplluxhës, do të zhvillohet Festa e Bjeshkës 2025 – një manifestim unik kulturo-artistik që pasqyron traditën, veshjet, muzikën dhe vallet e trevës sonë!

E diel, 29 qershor 2025
Ora 11:00
Bjeshkët e Zaplluxhës

Ju ftojmë me zemër të jeni pjesë e kësaj ngjarjeje magjepsëse, ku do të shijoni:

  • Muzikë tradicionale me lodra e fyell,

  • Valle e këngë popullore nga grupe të ndryshme,

  • Simbolikën e dasmës opojare,

  • Ushqime dhe pije tradicionale,

  • Dhe shumë emocione nën qiellin e pastër të Sharrit!

Një ditë për të festuar trashëgiminë tonë kulturore, për të shijuar natyrën dhe për t’u argëtuar me familjarët dhe miqtë!

Mos mungoni – ju mirëpresim me nderim dhe dashuri!
Organizatorët e manifestimit – “Festa e Bjeshkës 2025”

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...