
Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 13 qershor 2025 (e premte), në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal, do të mbahet takimi i parë publik me qytetarë, në të cilin do të prezantohet raporti për punën gjashtëmujore të parë të këtij viti.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, përfaqësues të grupeve të interesit dhe palët tjera të interesuara, për të ndjekur nga afër punën e Komunës, për të dhënë vërejtje, sugjerime apo pyetje për administratën komunale.
Ky takim synon të nxisë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në qeverisjen lokale.