Komuna e Dragashit shpall kalendarin e dëgjimeve buxhetore për 2026–2028

Aktuale6 muaj më parë507 shikime

Komuna e Dragashit ka publikuar kalendarin zyrtar të dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028. Dëgjimet do të mbahen në Sallën e Asamblesë Komunale dhe do të zhvillohen në tri ditë të ndryshme, duke përfshirë përfaqësues të grupeve të ndryshme të interesit.

10 qershor 2025, në ora 11:00, do të mbahet dëgjimi me kryetarë të këshillave të fshatrave, OJQ, biznese dhe fermerë.

11 qershor 2025, në ora 11:00, do të mbahet dëgjimi me drejtorë të shkollave, pedagogë, punëtorë arsimorë dhe punëtorë shëndetësorë.

13 qershor 2025, në ora 11:00, do të mbahet dëgjimi me grupe të nënpërfaqësuara: gra, vajza, pensionistë, persona me nevoja të veçanta, të rinj dhe komunitete joshumicë.

Kryetari i Komunës, Dr. Bexhet Xheladini, fton të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë aktive dhe të japin kontributin e tyre në hartimin e buxhetit për vitet në vijim.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...