Takim mes Kryetarit të Komunës së Dragashit dhe përfaqësuesve të Njësisë së LMT-së së KFOR-it Turk

AktualitetLajme nga Opoja7 muaj më parë584 shikime

Duke iu referuar një njoftimi të publikuar nga faqja zyrtare e Komunës së Dragashit, mësojmë se Kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, ka pritur javën e kaluar në takim përfaqësuesit e Njësisë së LMT-së së KFOR-it Turk në Dragash, rreshterët Erden Eren dhe Cevat Keskinkaya.

Me rastin e përfundimit të mandatit të tij, Kryetari Xheladini ka falënderuar rreshterin Erden Eren për bashkëpunimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm si pjesë e LMT-së në mbështetje të Komunës së Dragashit, përmes realizimit të kërkesave të ndryshme të komunitetit.

Gjatë takimit, janë diskutuar edhe disa nga kërkesat aktuale të drejtuara ndaj Njësisë së LMT-së në Dragash. Rreshteri i ri, Cevat Keskinkaya, i cili do ta zëvendësojë rreshterin Erden Eren, ka bërë të ditur se këto kërkesa janë duke u shqyrtuar nga zyrtarët përkatës dhe se përmbushja e tyre do të trajtohet me prioritet.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...