Pas humbjes së Drejtorit, mësuesit e një njeriu të urt e punëtor pas një shërbimi të gjatë dhe të përkushtuar. Nxënëseja Amra Kasami nga shkolla “28 Nëntori” shkroi një letër prekëse në kujtim të tij, duke shprehur mirënjohjen dhe pikëllimin e thellë për humbjen e tij.
Ajo kujtoi se si ai gjithmonë ishte aty për ta, duke e mbështetur dhe inkurajuar në çdo hap të rrugës. Në letër, ajo theksoi rolet e shumta që ai kishte luajtur në jetën e saj, duke përmendur se ai ishte një kujdestar, mësues dhe edukator i jashtëzakonshëm.
I dashur Kujdestar,
E di që secila qenie njerëzore ka lindur, jeton në një afat të caktuar dhe vdes, por pavarësisht kësaj, humbja e të dashurve tanë mbetet shumë e vështirë. Ata janë ata që na trajtuan me buzëqeshje, edhe kur koha nuk ishte për të buzëqeshur. Dhe një nga ata ishe edhe ti.
Nuk e di si të të thërras… Ke pasur shumë role, ke qenë kujdestar, mësues, edukator etj, dhe secilin rol e luajte në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ke qenë gjithmonë aty sa herë që kam pasur nevojë, dhe për këtë të jam mirënjohëse gjithë jetën. Ëndërroja që një ditë të të shpërbleja kur të rritesha, por ja që jo gjithçka ndodh ashtu siç e planifikojmë.
Sa do të doja të isha unë ajo që të të mjekoja, edhe pse pa dyshim që shërimi është në dorën e Allahut.
I dashur Kujdestar, kjo botë është kalimtare, por shpresoj të të takoj në botën e përjetshme.
Lutem shumë që Allahu të të shpërblejë me gjënë më të bukur, me Xhenetin Firdeus!
Amin!
©TVOPOJA