Profesori universitar Shpëtim Cami, së bashku me vëllain e tij, shkrimtarin dhe poetin e njohur nga Shqipëria, Sakip Cami, sot kanë vizituar komunën e Dragashit, meqrast u priten në takim nga kryetari i komunës z. Bexhet Xheldini, së bashku me drejtorin e arsimit dhe drejtoreshën për kulturë, rini dhe sport.
Në takim profesori Cami u njoftua nga afër për komunën e Dragashit dhe veçanërisht për arsimin në komunën tonë, ndërsa në anën tjetër propozoi më shumë bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave mes komunave nga të dyja anët e kufirit.
Ndërsa në fund është nënshkruar edhe akt-dhurimi, në bazë të së cilës ky delegacion nga Shqipëria ka dhuruar një numër të konsiderueshëm librash për bibliotekën e Dragashit!