Profesori Muharrem Qafleshi në një postim të publikuar së fundmi në rrjetin social Facebook ka kërkuar arsye se përse ketë vit nuk është organizuar gara e Matematikëve e Fizikantëve të rinj.
Sipas tij qëllimi dhe organizimi i garës me karakter të tillë, është në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim, nxjerrjes në pah të shkathtësive dhe kompetencave të arritura nga nxënësit në shkencën e matematikës dhe fizikës, identifikimin e talenteve të rinj dhe mbështetjen e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional.
Vitet e kaluara mori pjesë edhe komuna e Dragashit, këtë vit jo? Arsyet nuk dihet!
Ky është postimi i tij në Facebook
Pse për nxënësit e komunës së Dragashit këtë vit nuk u organizua gara e “Matematikanëve dhe Fizikanëve të Rinj ”për Olimpiadë e dijës në këto dy lëndë?!
Arsimimi është padyshim vlera më universale që ka prodhuar njerëzimi përgjatë gjithë historisë së tij, ndërsa roli i mësimdhënësve është dhe do të mbetet çelësi që determinon zhvillimin e një shoqërie të caktuar. Pa transmetimin e dijeve të nevojshme; pa aftësimin e të rinjve me kompetenca dhe shkathtësitë e nevojshme për të përballuar sfidat jetësore.
Në nivel komune, Kosove dhe Evrope organizohen garat e “Matematikanëve dhe Fizikanëve të Rinj ”për Olimpiadën e XIV-të të matematikanëve dhe fizikanëve të Kosovës!
Qëllimi dhe organizimi i garës me karakter të tillë, është në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim, nxjerrjes në pah të shkathtësive dhe kompetencave të arritura nga nxënësit në shkencën e matematikës dhe fizikës, identifikimin e talenteve të rinj dhe mbështetjen e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional.
Vitin e kaluar morën pjesë, këtë vit jo? Arsyet nuk dihet!
Fotografitë janë marrë nga gara e nxënëseve të komunës së Dragashit për olimpiadën e XIII-të!