Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Dragashit, ka reaguar pasi në seancën e sotme, grupi parlamentar i LDK-së kërkoi shkarkimin e tij nga kjo pozitë, përcjell televizioni Opoja.
Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se nuk trembet as me kërcënimet për shkarkim e as nëse shkarkohet nga kjo pozitë.
”Mund të më kërcënoni me shkarkim,e edhe të më shkarkoni, fare nuk më trembni”, ka shkruar Halimi, përcjell televizioni Opoja.
Ai i është përgjigjur LDK-së duke thënë se ata e kanë tradhëtuar Levizjen Vetëvendosje.
”Mund të na tradhtoni (siç edhe e bëtë), ama ne nuk tradhëtojmë sepse ne jemi #VETEVENDOSJE❤”, ka shkruar Halimi.