Është konfirmuar se Asambleistja Pajtesa Berisha, e cila ishte pjesë e Vetëvendosjes, zyrtarisht do të jetë pjesë e grupit parlamentar të LDK-së në Dragash, raporton televizioni Opoja.
Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Dragashit, Uran Halimi, i cili është pjesë e Vetëvendosjes.
Sipas Halimit, Pajtesa Berisha ka kaluar në LDK për arsye personale.
Kështu që kryesusi i asamblesë komunale Uran Halimi në pikën eventuale ka kërkuar nga asambleistja Pajtesa Berisha të jep një sqarim për këtë duke kërkuaar për të treguar se çfarë ka përfituar nga ky aderimi.
Nga asambleistja Pajtesa Berisha nuk kishte asnjë reagim përpos nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së i cili kërkoj shkarkimin e Kryesusit Uran Halimi.