Raportime të shumta ka pasur rreth gjendjes së rrugëve pas reshjeve të dendura të borës në komunën e Dragashit.
Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve është kontaktuar nga redaksia e televizionit Opoja për të kuptuar me shumë rreth gjendjes së
rrugës magjistrale nga Prizreni për në Dragash dhe anasjelltas .
Luaras Krasniqi si inxhinier në ketë kompani në një prononcim për televizionin Opoja thotë:
Me pergjegjesi te plote themi qe te gjitha rruget jane ne gjendje te kalueshme dhe pa ngrica pasi qe kemi operuar me kapacitete te plota dhe duke bere hudhjen e kripes ne kohen e duhur theksoi ai e përcjell televizioni Opoja.