Zgjedhjet lokale të 14 nëntorit 2021 në komunën e Dragashit i ka fituar Behxhet Xheladini nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë komunë kanë arritur marrëveshje për të qeverisur në katër vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas marrëveshjës së siguruar nga Gazeta Insjaderi, palët janë pajtuar që postin e kryetari ta marrë Behxhet Xheladini nga LDK, ndërsa nënkryetari do të emërohet nga rradhët e Vetëvendosjes.
Kryesuesi i kuvendit komuna, dy këshilltarë, Drejtoria e Arsimit dhe një drejtori që do të përcaktohet në bashkëpunim me LDK-në do t’i përkasin Vetëvendosjes.
Kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini në tërësi i ka marrë 6,071 vota në zgjedhjet lokale, pas numrimit të votave nga diaspora.