Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë një tjetër mbledhje para fillimit të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës që i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit ku do të shqyrtohet një rekomandim lidhur me procedimin e disa pakove të supozuara me fletëvotime.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi për media në KQZ Valmir Elezi
“Po ashtu, ju njoftoj se numërimi i paraparë në orën 15:00, në QNR, është shtyrë për në orën 16:00”, tha ai.